Uarda Nerguti, tregon në “Stop”, se prej një viti ka punuar si laborante në Qendrën Shëndetësore numër 4 në Paskuqan dhe në gusht është hequr nga puna. Ajo thotë, se mbaruar fakultetin për laborante teknike dhe përfunduar edhe masterin shkencor. Si gjithë të tjerët Uarda hyri në portal, ku u shpall fituese me 69 pikë. Por pas lejes së verës, në vend të saj u emërua Emernita Tërshalla, e cila në Kukës kishte marrë 40 pikë, ndërsa në Tiranë rezultoi me 71.

Drejtori i ASHR-së, Dritan Ulqinaku, sqaron, se Uarda Nerguti është e kualifikuar, madje sipas një vendimi të Ministrisë ajo përfiton edhe 10 pikë si studente ekselence, ndaj tani është e para në shkallë vendi, për t’u punësuar.

Uarda Nerguti, denoncuese: 

Jam diplomuar në Fakultetin e Infermierisë me certifikatë studente e dalluar. Kam punuar për 1 vit e gjysmë tek Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr. 4 dhe në Gusht me pushojnë padrejtësish nga puna. Kam bërë dhe masterin shkencor me mesatare 9.9. Specializime në Padova të Italisë, kam marrë dhe shume certifikata, pjesëmarrje në shumë trajnime, konferenca në Itali dhe Tiranë. Zotëroj licencën e ushtrimi të profesionit. Kam bërë dhe trajnim 40 ditor në Turqi. Fillimisht jam punësuar tek Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr. 4 në Paskuqan me kontratë të përkohshme deri në emërim definitiv që do të thotë se unë do të prisja një konkurs. Në 2 Shkurt vjen portali, iu nënshtrova dhe dola fituese me 69.1 pikë. Në fazën e parë jam renditur e 7-a. Në Prill doli lista e fituesve dhe po prisja vendimin definitifiv. Në Gusht kur unë marr lejen e zakonshme kanë vendosur të më zëvendësojmë me Emernita Tërshalla. Ajo në Qarkun e Kukësit është e vetmja dhe ka 49 pikë, ndërsa në Tiranë Emernita Tërshalla ka 71 pikë. Kjo është bërë për mik nga drejtori i ASHR. Ai ka pritur që unë ta takoja paraprakisht dhe ka shfaqur që donte kafe. Unë zotëroj një Cv të shkëlqyer iu nënshtrova portalit dhe dola fituese.

I gjithë denoncimi im është kundrejt portalit, pasi ai është një farsë e plotë. Atë e menaxhojnë në mënyrë absolutë titullarët këtë gjë e kam konstatuar në rastin e parë, që është infermierja me vetëm 14 pikë në portal, del më vonë më 44 pikë, i shkëputet marrëdhënia e punës se nuk është fituese dhe çuditërisht pas 2-3 muajsh futet përsëri në të njëjtin vend pune se është fituese, pa konkurruar më, thjesht manipulimet që bëjnë në bazë të pikëve. Rasti tjetër është Fjorentina Bibo, është fituese në fazën e parë, por nuk rezulton farë në asnjë vend në pikët në provim. Këto janë listat që ka publikuar vetë portali. Ajo punon në ASHR. Teza i është gjetur më vonë. Teza mund të gjendet dhe më vonë, pasi pihet kafe. Unë dhe fituese e portalit dhe jam pa punë, sepse nuk kam dhënë kafe

.

Uarda shpjegon, se në Qendrën Shëndetësore, drejtoresha Hane Hakorja, i tha, se është ASHR-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, që sjellin emërimet.

Hane Hakorja:

Nuk është në dorën time, unë e Kisha Uardën, nuk kisha shfaqur pakënaqësi dhe hajde ta ndryshojmë. Në momentin që me vjen fituesja e portalit, unë do lidh kontratën me fituesen e portalit. Në fillim klauzola  e Uardën në fillim ka qenë deri në shpalljen e fituesit të konkursit. Më vjen emërimi i Ermenitës dhe unë lidh kontratën me atë. Nuk kam kompetencë të flas për asnjë gjë, nuk di asnjë gjë. Shteti ecën me letra, me emërime, me vendime. Nuk e di kush do vijë fituese e portalit.

Uarda Nerguti ka shkuar disa herë të ASHR, por askush nuk e ka pritur me justifikimin që nuk është më kryetar Komisioni. Duke qenë së qytetaren nuk e kanë pritur gazetarja e emisionit “Stop” ka hyrë në zyrën e drejtorit.

Sekretarja- Momentalisht, drejtori nuk ka mundësi t’ju presë, sepse është me disa njerëz të tjerë brenda!

Gazetarja- E kuptoj! (futet në zyrën e drejtorit)

Sekretarja-Goca, të lutem, se nuk lejohet!

Gazetarja-Përshëndetje, zoti Ulqinaku! Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”, si jeni? Kam ardhur për një problem të Uarda Nergutit…

Drejtori Dritan Ulqinaku- Të lutem! Tashi jam duke punuar! Si, si futeni në zyrë?

Gazetarja-Po tani…ju njoftova nëpërmjet sekretares suaj.

Drejtori Dritan Ulqinaku-Ore, sekretares i thashë kam punë. Mund të dilni, ju lutem?

Gazetarja-Zotëri, tani…media vjen me kamera të fshehtë, ndiheni të ofenduar, me kamera lart…tani më fal, më thuaj, më trego një mënyrë komunikimi, si të sillen gazetarët me ju?

Drejtori Dritan Ulqinaku-Lëni takim, dhe t’ju lej datën…kam punë.

Gazetarja-Kryefjala e takimit tonë është Uarda Nerguti.

Drejtori Dritan Ulqinaku-Ok! Shumë mirë!

Gazetarja-Pse është larguar nga puna?

Drejtori Dritan Ulqinaku-A e lëmë për nesër?

Gazetarja-Këtu jam nesër. Të përshëndes!

Gazetarja shkoi dhe takoi drejtorin e ASHR Dritan Ulqinaku ku tha se Uarda kishte kontratë provizore. Ajo kishte eksperiencën dhe ajo ishte provizore. Kemi një rregull fituesit më pikë më të larta zgjidhet. Uarda është në pritje, ka dalë një urdhër i Ministrisë që kandidatëve të ekselencës ju shtohen dhe 10 pikë. Do shifër çfarë do ndodhë është tregu i punës që e përcakton.

Uarda është në listën e pritjes dhe ka prioritet për punësim. Uarda tha, se me pikët që i shtohen ajo është e para në listë në rang vendi.

/tvklan.al