Skandali që ndodhi mes ish-Presidentit amerikan Bill Clinton me Monica Lewinsky në Shtëpinë e Bardhë, do të shndërrohet në një serial televiziv.

Marrëdhënia intime mes presidentit dhe asistentes se tij 22-vjeçare ndodhi mes viteve 1995-1997 dhe ishte një nga ngjarjet më të komentuara të kohës.

Seriali quhet “Impeachment” dhe është një realizim nga kompania ‘American Crime Story’.

Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monicas ku fliste për marrëdheniet intime me Clinton. Ndërsa roli i Monicas do luhet nga aktorja Beanie Feldstein.

Ende është e paqartë se kush do të ketë rolin e Bill dhe Hillary Clinton, që bazohet në librin e vitit 2000 të Jeffrey Toobin.

Seriali do të dalë në premierë në Shtator të vitit 2020 në SHBA. Kompania “American Crime Story” ka marrë shumë vlerësime për rrëfimet e ngjarjeve historike të viteve të fundit në SHBA.

Një prej filmave të prodhuara “American Crime Story” ishte edhe “The People Vs OJ Simpson”, i vitit 2016 që fitoi gjithësej 9 çmime Emmy për trajtimin e çështjes së vrasjes në 1994 kundër ish-lojtarit amerikan të futbollit OJ Simpson.

Lewinsky e shfrytëzoi skandalin për të fituar famë dhe para, përfshirë të drejtat e intervistave si dhe një libër për këtë histori. Ndërsa tashmë ajo ka vendosur të jetë edhe vetë një nga producentet e filmit rozë, i cili padyshim që pritet të ketë audiencë të madhe e padyshim edhe para.

Klan Plus