Në qendër të akuzave edhe e fejuara e tij Carrie Symonds

Kritikët e kryeministrit britanik Boris Johnson, e kanë zhvendosur vëmendjen tani drejt Carrie Symonds, e fejuara së tij, për skandalin e dekorimit të shtrenjtë të apartamentit. Kryeministri Johnson është akuzuar për përdorimin sekret të fondeve të Partisë Konservatore, shumica dhurime, për të shtuar buxhetin e tij si kreu i qeverisë, ndërsa paratë janë përdorur për dekorimin e apartamentit të tij në selinë e qeverisë në Downing Street. Publikimi i akuzave në media nxiti një hetim të Komisionit Elektoral të Britanisë.

Shija e shtrenjtë e të fejuarës së kryeministrit Symonds për letra muri dhe mobilie është bërë tema kryesore në median sociale dhe zë titujt kryesorë të tabloidëve.

Ky është gjyqi publik i radhës për zonjën Symonds, ish-drejtore e komunikimit e Partisë Konservatore që tani punon për një grup që mbron të drejtat e kafshëve. Më herët ajo u vu në vëmendjen e medias gjatë sëmundjes thuajse fatale të partnerit; lindjes së djalit të tyre Wilfred apo skandalit që shkaktoi këshilltar i kryeministrit, Dominic Cummings, që theu karantinën.

Në Twitter është përhapur #CarrieAntoinette, ndërsa revista Tatler, duke cituar një burim anonim tha se privatisht zonja Symondse mbrojti dekorimin e bërë të apartamentit kryeministror ndërsa e përshkroi si një makth dekorimi e lënë nga paraardhësja e zotit Johnson. Vetë Boris Johnson thotë se në apartamentin e rinovuar nuk ka asnjë për të parë.

Klan News