“Nuk zhbëhet puna, sakrifica dhe heroizmi i mjekëve në pandemi”

Për kryeministrin Edi Rama mashtrimi që ëoi në pranga sanitaren e Spitalit Covid -2 për zhvatjen e 800 mijë Lekëve duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për këdo.

Nga Qendra Shëndetësore Nr 1 Rama tha se rasti i sanitares nuk ishte pjese e një zinxhiri siç u pa nga investigimi i emisionit “Stop”, por sipas kryeministrit “pyll pa derra nuk ka”.

“Gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypshëm por njëkohësisht nuk kanë provuar, përkundrazi, me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir. Patjetër që siç nuk ka pyll pa derra nuk ka asnjë sistem ku që të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjekë”.

Kryeministri apeloi që qytetarët të mos bien pre e rrugëzgjidhjeve të tilla.

“Duhet të jetë një kambanë alarmi, për të gjithë dhe në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla”.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë e njohu kryeministrin me investimet e bëra në Qendrën Shëndetësore.

“Vendosja e qendrave brenda komuniteteve krijon dhe lehtësinë për ofruar dhe shërbime në familje, psh një injeksion, apo dhe një terapi të thjeshtë”.

Qendra Shëndetësore iu shërben rreth 100 mijë banorëve ku shërbejnë 104 mjekë dhe infermierë.

Tv Klan