Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar “kokën” e Ministrit të Brendshëm, pas skandalit të përgjimeve. Në një konferencë për mediat, pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe masës “arrest shtëpie” të dhënë, për dy zyrtarë të tjerë të lartë të policisë, Basha ka kërkuar dorëhqejen e Saimir Tahirit.

Unë kuptoj vetëm diçka: Implikimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në këtë aferë. I bëj thirrje Edi Ramës të largojë një e orë e më parë Saimir Tahirin nga detyra,

” deklaroi Basha.

Ky skandal që ne e kemi denoncuar prej disa muajsh dhe kërkuam transparencë, sot ka dalë në dritë për shkak se rezultatet e hetimit janë bërë evidente. Gjykata kë vënë në hetim përmes pezullimit Haki Çakon dhe arrest shtëpie, dy zyrtarë të tjerë. Këto janë hapa që unë i inkurajoj, por nuk janë të mjaftueshëm”,

vazhdoi më tej kreu i PD-së./tvklan.al