Emisioni “Stop” transmetoi historinë e Marsida Bunocit, e cila pasi bashkëjetoi me një djalë 26-vjeçar në Tiranë, u ngacmua seksualisht nga vjehrri i saj. 39-vjeçarja sëbashku me partnerin denoncuan rastin, ndërkohë që treguan edhe përpjekjet që babai, Leka, kishte bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj të resë. Pas kallëzimit të vjehrrit në prokurori, vendoset që asaj t’i asgjesohet pasaporta angleze. Marsida Bunoci takoi prokurorin, Etjen Kapo, që vendosi asgjësimin e pasaportës së saj angleze, i cili pranoi, se nuk ka bërë hetime, por zonja mund të ankohet.

Marsida Bunoci: Mirëmëngjes!

Prokurori: Gjesi!

Marsida Bunoci: Mundem të të marr një minutë nga koha? Më njef kush jam? Unë jam Marsida Bunoci …

Prokurori: Po më thuaj…!

Marsida Bunoci: Vendimi u mor për asgjësim pasaporte, ndërkohë pasaportën s’ma ka kërkuar njeri…ça do të thotë kjo për mua çfarë duhet të pres unë tani?

Prokurori: Do të thotë, që pasaporta do tëëë…asgjësohet, nuk është më pasaporta jote.

Marsida Bunoci: Po si, mbi ç’baza..?

Prokurori: Po tani në ç’baza…

Marsida Bunoci: Çfarë hetime bëre?

Prokurori: S’bëra hetime, s’bëra hetime…

Marsida Bunoci: Po pse s’bëre hetime?

Prokurori: Tani po më kërkon llogari? Pse s’i kërkon vetes tënde llogari?

Marsida Bunoci: Po për çfarë llogari, çfarë krimi kam bërë unë, çfarë vepre penale?

Prokurori: Dakord! Shko merr atë vendimin! Ke të drejtë të ankohesh,kaq! S’të jap dot shpjegim…

Marsida Bunoci: Po pjesën e hetimeve le shumë për të dëshiruar, unë kam pritur, që të bësh hetime..,që të vërtetohet origjinaliteti i pasaportës time.

Prokurori: Dakord do bëjmë hetime. Ditën e mirë!

Megjithatë gjyqtari Albert Meça pranoi kërkesën e prokurorit për asgjësimin e pasaportës.

“Gjyqtari më dënoi me asgjesim pasaporte dhe 6 muaj detyrim paraqitje”.

Marsida Bunoci  u përball me gjyqtarin Albert Meça.

Marsida Bunoci: Më falni! Ka mundësi një minutë? A ka mundësi një minutë? Zoti Albert! Ka mundësi një minutë? Zoti gjyqtar…!

Duke qenë shtetase angleze, Marsida iu drejtua ambasadës britanike në Tiranë dhe zyrës konsullore në Londër, ku i thanë, se pasaporta angleze është pronë e Mbretëreshës dhe asnjë shtet tjetër, apo institucion nuk ka të drejta mbi të.

Zyra konsullore, Londër: Si mund t’ju ndihmoj?

Denoncuesja: Përshëndetje! Unë quhem Marsida Bunoki.

Zyra konsullore, Londër: Në cilin shtet ndodheni ju?

Denoncuesja: Momentalisht jam duke jetuar në Shqipëri prej një viti dhe gjatë kësaj kohe rashë në dashuri dhe po bashkëjetoj me partnerin tim. Problemi vjen nga familja e tij, babai i tij ka bërë padi kundrejt meje, me pretendimin, se pasaporta ime nuk është origjinale. Gjërat shkuan keq dhe unë u paraqita në gjyq më 9 Mars 2021, dhe vendimi që u mor nga gjykata, ishte, që të shkatërrohet pasaporta ime.

Zyra konsullore, Londër: Mesa di unë, pasaporta që ke ti është pronë e Madhërisë së saj dhe asnjë autoritet nuk është në gjendje ta shkatërrojë atë.

Denoncuesja: Ti ke shumë të drejtë, por unë jam në një vend, ku gjërat mund të marrin një rrjedhë të çuditshme.

Zyra konsullore, Londër: Je me dy nacionalitete?

Denoncuesja: Jo, nuk jam.

Zyra konsullore, Londër: Pra ke vetëm pasaportën angleze?

Denoncuesja: Po!

Zyra konsullore, Londër: Ta kanë marrë pasaportën?

Denoncuesja: Po, e kam unë./tvklan.al