Skandali i prostitucionit me të mitur, 2 të ndaluar pas denoncimit në Stop

Posta

Skandali i prostitucionit me të mitur, 2 të ndaluar pas denoncimit në Stop

10:59 16/10/2019

Procedohet pronarja e lokalit. Shpallet në kërkim një person

Mbrëmjen e së martës, emisioni investigativ Stop tregoi me zë e figurë sesi organizohej prostitucioni me të mitur në qytetin e Korçës.

Paraditen e kësaj të mërkure, Policia e Korçës njoftoi ndalimin e 2 personave, shpalljen në kërkim të një tjetri, si dhe procedimin e pronares së lokalit.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve: Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç”.

“Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares”.

Gjithashtu, policia e Korçës në njoftimin e saj tha se falenderon median për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi