Skandali i “qeverisë fantazmë” trondit politikën australiane

Skandali i “qeverisë fantazmë” trondit politikën australiane

20:10 15/08/2022

Ish-kryeministri Scott Morrison ka emëruar veten në disa ministri

Kryeministri Anthony Albanese ka urdhëruar një hetim mbi paraardhësin e tij Scott Morrison i cili u betua fshehurazi si ministër i Përbashkët për tre ministri gjatë pandemisë së Covid-19. Albanese akuzoi  paraardhësin e tij për “drejtimin e një qeverie  fantazmë“.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Morrison e emëroi veten me qëllim marrjen e disa kompetencave. Pa dijeninë e disa kolegëve të lartë të kabinetit përfshirë ministrin e atëhershëm të Financave Mathias Cormann, Morrison dyshohet se e kishte emëruar veten fshehurazi si ministër për Shëndetësinë, Financave dhe Burimeve në periudha të ndryshme në detyrë. Mësohet se ish-kryeministri australian përdori pozicionin e tij si ministër i Përbashkët i Burimeve për të bllokuar një licencë të diskutueshme të kërkimit të naftës.

Skandali ka hedhur dritë mbi paqartësinë e mënyrës sesi merren vendimet në qeverinë australiane dhe ka nxitur thirrje për masa mbrojtëse më të forta demokratike. Në Australi, ministrat emërohen nga kryeministri përpara se të betohen nga guvernatori i përgjithshëm gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur përgjithësisht në publik. Por ky nuk ishte rasti me rolet shtesë të marra nga Morrison.

Koalicioni konservator i Morrison humbi zgjedhjet në Maj, pas gati një dekade sundimi të qendrës së djathtë.

Klan News





Të ngjashme