Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka folur në lidhje me skandalin e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, ku planet e sulmit të Jemenit u diskutuan në një platformë jo zyrtare, madje në grupin e komunikimit u ftua gabimisht dhe një gazetar.

Rubio e quan një gabim të madh këtë ngjarje,

 “Dikush bëri një gabim të madh dhe ftoi një gazetar. Nuk kam asgjë kundër gazetarëve, por ju nuk duhet të jeni në këtë gjë”, është shprehur Rubio.

Sekretetari i Shtetit thotë se nuk kishte ndonjë rol të rëndësishëm në bisedën e Signal, por dëgoi mesazhi thjesht për të identifikuar kontaktin e tij.

Biseda në Signal përmbante diskutime aktive rreth operacioneve ushtarake të SHBA-ve në Jemen, duke përfshirë plane të detajuara për armët, kohën e goditjes dhe objektivat.

Drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe drejtorja e Komunitetit Kombëtar të Zbulimit, Tulsi Gabbard të dy pjesë e bisedës në aplikacioni Signal, dëshmuan para Komitetit të Zbulimit të Senatit se nuk ishte shpërndarë asnjë material i klasifikuar.

/tvklan.al