Emisioni “Stop” solli në vëmendje një procedurë të shpalljes në kërkim të Kristaq Kotros, i cili është dënuar me 4 muaj burg për një vepër penale të lehtë.

Në këtë procedurë provohet abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Oficerit të Policisë Gjyqësore Martin Pali dhe një zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës e dënoi Kotron me 4 muaj burg. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Vendimi i Apelit është i datës 7 Mars 2018 dhe sipas procedurave Oficeri i Policisë Gjyqësore Martin Pali duhet të shpallte në kërkim Kristaq Kotron po atë ditë. Por OPGJ-ja e lëshoi urdhrin e kërkimit për Kotron 2 muaj e gjysmë me vonesë.

Për pasojë Kotro mundi t’i shmangej drejtësisë duke kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Kotro pati dhe një tjetër favorizim. Ai nuk figuronte në kërkim ndërkombëtar edhe pse strukturat në Shqipëri duhej që ta kishin shpallur

Një dëshmitare tregon nëpërmjet kamerës së fshehtë, sesi Martin Pali e ka favorizuar Kristaq Kotron, duke përmendur edhe para të dhëna përmes avokatit të Kristaqit.

Ajo tregon, se Kotro ka njohje dhe paguan edhe një zyrtar ku paguan të lartë në sistemin e drejtësisë, që dyshohet se punon në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ajo jep detaje, se kur ky zyrtar është takuar me Kristaqin, në kohën, kur ky i fundit ishte në kërkim. Takimi sipas saj, është bërë në një fshat të Greqisë në kufi me Gjirokastrën.

Gazetari: Pas shpalljes në kërkim në 2018, çfarë informacioni ke ti, që pse nuk është shpallur ai? Me kë i ka lidhjet, me kë dyshohet, që mund t’i ketë dhënë lekë?

Dëshmitarja: Martinit unë ia kam thënë këtë gjë!

Gazetari: Si ia ke thënë Martinit?

Dëshmitarja: Atje tek puna, i kam vajtur tek…

Gazetari: Te zyra?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Dhe çfarë i ke thënë?

Dëshmitarja: I thashë, mos luaj me jetën e të tjerëve, se unë di shumë gjëra, i thashë Martinit. Nuk zgjidhet jeta e të tjerëve me lekë.

Gazetari: Kujt i ka dhënë realisht lekë? Këtij, apo dikujt tjetër?

Dëshmitarja: Ai Kujtimi i merrte lekët dhe djali i tija.

Gazetari: Kush është Kujtimi, se unë s’e njoh?

Dëshmitarja: Avokati!

Gazetari: Ëëë…

Dëshmitarja: Ai, që e ka zënë edhe vettingu, qe edhe gjyqtar, qe në atë… Kur vajta unë herën tjetër, i thashë Martin Palit,- më fal i thashë,- por kur erdha me kushuririn, më the, që është në kërkim, por ai nuk është në kërkim. Përse na gënjeve ne? Po jo nuk e kemi vënë në kërkim tha, se ai është i dënuar shumë pak dhe nuk vjen në kërkim.

Gazetari: Tani është aktualisht në Athinë? E sigurtë?!

Dëshmitarja: E sigurtë, e di edhe lagjen.

Gazetari: Po ku, në çfarë lagjeje, në çfarë…?

Dëshmitarja: Ai është ndërmjet Glifadhës dhe asaj…Vulës.

Gazetari: Kemi një vit e gjysmë, le të themi.

Dëshmitarja: Nuk shpallet ai në kërkim, ta kesh si buka, që hahet.

Gazetari: Pse?

Dëshmitarja: Sepse ai ka njerëz atje.

Gazetari: Ku?

Dëshmitarja: Në Tiranë.

Gazetari: Ku në Tiranë?

Dëshmitarja: Në Prokurorinë e Tiranës, në Ministri, nuk e di… unë e njoh atë njeriun, por nuk e di si e ka emrin. Ai të gjitha gjërat i bën vetëm me lekë, vetëm me lekë. Kaloi në 24.

Gazetari: Në 24 Dhjetor?

Dëshmitarja: Po! Erdhën nga ora 1:00-12:30 edhe ikën në darkë pastaj nga ora 8:00-9:00.

Gazetari: Nga Kakavija?

Dëshmitarja: Atë ditë, që e mori dhe e çoi ne fshatin Marmara në Janinë, binte edhe shi atë ditë dhe e çoi lart.

Gazetari: Kristaqi ka qenë në kërkim në atë kohë.

Dëshmitarja: Në 2018, po!

Gazetari: Nuk duhej të ishte nëpër këto?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Edhe takoi këtë?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Ti thua e ndihmon ky më shumë, apo nga këtu në Gjirokastër?

Dëshmitarja: Unë them, se këta nga Gjirokastra urdhërohen nga ata, nga Prokuroria nga Tirana. Prit të të them, që si mund ta gjesh. Koçoja kishte njohur në…nuk e di, nga kishte njohur burrin e mbesës së këtij, që është në prokurori.

Gazetari: Burrin e mbesës së këtij?

Dëshmitarja: Po. Mbesa e këtij vdiq në lindje, që nga Vlora dhe burri i kësaj e kishte emrin, ky që e ndihmoi Kiçon dhe e njojti me këtë, më duket e kishte xxxx. NUK mbaj mend mbiemrin, xxx e kishte ai, qe 25 vjeç. Edhe atë e njoh.

Gazetari: Nga Vlora ky personi, që punon në prokurori ëëë?

Dëshmitarja: Ëëë.

Gazetari: Nga Vlora kush mund të jetë?

Dëshmitarja: I madh qe, ai kishte edhe me Edi Ramën, por tani ishte zënë. Ka qenë edhe gjykatës dhe gjyqtar, se e thoshte atje.

Gazetari: Punon tani akoma? Apo s’ia ke fare idenë?

Dëshmitarja: Unë e vetmja herë, që e pashë atë, atëherë. Me 24 Dhjetor të 2018-ës.

Gazetari: Ka kaluar nga Kakavija ky ëëë..?

Dëshmitarja: Atë ditë erdhi, atë ditë iku në darkë./tvklan.al