Skandali me “boksierin” bullgar që humbi jetën në ring

Skandali me “boksierin” bullgar që humbi jetën në ring

16:01 24/09/2019

Përdori dokumente false për të marrë shpërblimin

Shkodra Boxing Night, aktiviteti që u mbajt fundjavën që sapo kaloi u përfshi nga një skandal. Një person që u prezantua si boksier humbi jetën në ring teksa po zhvillonte duelin me shqiptarin Ardit Murja. Bullgari Isus Velichkov ishte paraqitur me licencën e një tjetër personi. Zef Gjoni, një prej trajnerëve me eksperiencë mjaft të gjatë në Shqipëri, dyshon se bullgari nuk iu është nënshtruar protokollit të analizave para ndeshjes për pajisjen me licencë aftësie për të boksuar.

Si pjesë e ekipit të Vllaznisë së boksit, trajneri i boksit Gjoni thotë se detyra e tyre ishte të përgatisnin ambientet për zhvillimin e aktivitetit, ndërsa pranon se pala bullgare ka mashtruar edhe vetë organizatorët, promotorët dhe sponsorët e aktivitetit. Pas rishikimit të pamjeve edhe nëpërmjet televizorit, Zef Gjoni thotë se Isus Velichkov nuk ishte boksier.

Pas rrëzimit në cepin e ringut, mjeku i garës ndërhyri me shpejtësi. Më vonë mbërriti ambulanca në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Isus Velichkov u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk mundi të shpëtonte. Kjo fatkeqësi bëri që turneu i boksit të ndërpritej.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori