Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën për njohjen me masën e sigurisë për të  arrestuarit e skandalit të ilaçeve. Pala mbrojtëse kërkoi kohë nga Gjykata dhe prokuroria për t’u njohur me akuzat.

Ky vendim unanim u mirëprit nga palët dhe seanca u la për të shtunën në mëngjes në orën 09:00. Të arrestuar janë mjekët Përparim Çela e Luan Dragusha dhe infermierin Renato Kepi. Kurse në arrest shtëpie janë punonjësit Amanda Matlija, Juliana Zhuri e Albana Mehmetaj dhe farmacistja Karmen Kaculi. Kurse shpallur në kërkim mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë porositur e prokuruar pas miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ilace dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës. Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 shkon në shifrën mbi 570 milionë lekë. Një ditë më pas kolegët e tyre dolën në mbrojtje dhe i kërkuan prokurorisë të rishikojë akuzat.

/abcnews.al