Disa ditë më parë gazetari Blendi Fevziu denoncoi në rrjete sociale, se buzë rrugës në Llogara, një ndër vendet më të frekuentuara në Shqipëri dhe një nga pamjet më mahnitëse që kemi, gjendet kjo varrezë shishesh qelqi dhe plastike.

Fevziu e konsideroi një skandal kush e bën dhe turp për këdo që hedh mbeturinat në një zonë si kjo. Gazetari kërkoi që ligji të jetë më i ashpër pasi fenomene si këto nuk frenohen.

Për këtë ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se hedhja e mbeturinave si në pamjet e bëra publike në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit.

“Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit”.

Për këtë situatë Balla thotë se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 persona, administratorë të njësive tregtare në zonë duke apeluar për denoncimin e rasteve të tilla për t’u treguar shkelësve se penalitetet janë të rënda.

Por një jo larg nga Llogaraja është ky venddepozitim mbetjesh në afërsi të Orikumit, në anë të rrugës kryesore ku kalojnë mijëra turistë. Edhe pse qytetarë dhe autoritetet lokale kanë kërkuan mbylljen e saj situata mbetet ende pa zgjidhje.

Klan News