Prokurorët rusë janë duke hetuar rreth disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku një udhëtare është lejuar nga pilotët e aeroplanit që të ulet në vendin e tyre gjatë fluturimit të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë fluturimit mbi Siberi më 31 Gusht 2019, por video është publikuar së fundmi në internet. Vajza rreth të 20-ave, e cila është pasagjere në aeroplan, u lejua nga pilotët që të përjetojë eksperiencën e pilotimit. Nuk ka informacione sa udhëtarë kanë qenë në bordin e aeroplanit, por shtypi rus raporton se vajza me emrin Anna nuk ka asnjë eksperiencë apo trajnim për fluturimet e avionëve.

Televizioni rus 5-TV raportoi se piloti që e ka lejuar vajzën të ulet në kabinën e pilotimit quhet Kirill S., ndërsa për Annën thotë se është e dashura e tij ose mikeshë shumë e ngushtë. Aeroplani i përket kompanisë ruse të fluturimeve “InAero”, e cila përmes zëdhënësit ka thënë se ka nisur verifikimin e këtij rasti. /tvklan.al