Skandali me pronën tek Spitali Ushtarak, Prokurori falenderon emisionin “Stop” (Video)

Skandali me pronën tek Spitali Ushtarak, Prokurori falenderon emisionin “Stop” (Video)

21:30 07/05/2019

Pak ditë më parë, në emisionin e datës 25 Prill, një qytetar denoncoi falsifikimin e një vendimi të AKKP-së, për t’i marrë pronë shtetërore Spitalit të Traumës. Vendimi u kthente pronën trashëgimtarëve Pazari dhe një pjesë e kësaj prone ishte te Spitali Ushtarak. Sipas vendimit, kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t’u lindte e drejta e parablerjes. Më pas prona u tjetërsua dhe trashëgimtarët Pazari shkëmbyen 174 mijë merta katrorë te Spitali Ushtarak me 600 metra katrorë në Yzberisht me ndërtuesin Dritan Llanaj. Pas këtij skandali në pranga kanë qënë 3 persona, ndërtuesi Llanaj, dhe dy të tjerë.

Denoncuesi: “

Unë jam një ish-punonjës i administratës publike. Kam ardhur tek emisioni juaj për të denoncuar një rast të vjedhjes së pronës shtetërore. 

Emisioni “ Stop” ka konfirmuar në mënyrë zyrtare së spitali Ushtarak nuk ka bërë asnjë procedurë privatizimi dhe tokën nuk ja u ka kthyer ish pronarëve. Si pasojë e falsifikimi të vendimit 232 është aneksuar një pjesë e konsiderueshme e këtij spitali, ish magazina, ish reparti i infektivit dhe të tjera pona të Spitalit Ushtarak. Trashëgimtarët dhe përfituesit t privat e kanë përvetësuar këtë pronë duke e kthyer në parking privat, ndërtime dhe lokale.

Emisioni “Stop” ra në gjurmët e vendimit 232 të vitit 2000. Komisioni i Kthimit të Pronave i njohu trashëgimtarëve Pazari rreth 174 mijë metra katror tokë në Tiranë. Kjo tokë mbivendoseshe me një tokë shtet të ndodhur Pranë Spitalit Ushtarak. Komisioni vendosi që kjo tokë t’ju kthehej trashëgimtarëve Pazari kur të privatizohej Spitali Ushtarak.

Nga 2000 deri në 2007 ky kufizim pasqyrohet në vërtetimet Hipotekore në lidhje me këtë pronësi. Por në vitin 2007  falsifikohet vendimi 232, shkëmbehet me origjinalin që ishte në Hipotekë dhe prona shtetërore e Spitali Ushtarak, bëhet pronë private e trashëgimtarëve Pazari.

Nga viti 2000 e deri në vitin 2007, vendimi me 4 faqe i AKKP u regjistrua në Hipotekë me shënimin, “kur spitali të privatizohet”. Falsifikimi ndodh në vitin 2007. Faqja 3 e këtij vendimi falsifikohet dhe regjistrohet e gjithë prona shtetërore në emër të privatit.

Prokurori i çështjes, Ervin Karanxha, deklaron, se në bazë të informacioneve të policisë dhe Emisionit “Stop”, u bë e mundur, që kjo ngjarje të zbardhej.

Ervin Karanxha, prokurori:

Është e vërtetë që ka nisur një procedim penal mbi kallëzim e bërë nga Policia e Shtetit, por dhe ndihma e dhënë nga emisionit “Stop”ka qenë shumë e madhe. Ka rezultuar se me dokumenta të falsifikuara është marrë një sipërfaqe toke e Spitalit Ushtarak  rreth 21 mijë e 90 metra, ka rezultuar dhe me akte ekspertimi dhe me prova të plota se është dokument i falsifikuar. Është ndaluar shtetasi Kadri Pazari, Arben Çaçi dhe një ndërtues. Ne do kërkojmë nga Gjykata vendosjen e sekuestro konservative që ta bllokojmë atë pronë se është pronë e shtetit. Ndërsa do bëjmë dhe hetime të plotë dhe të gjithanshme për të gjithë çështjen.

/tvklan.al

 

 
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI