#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Skandali me salmonelën, një sasi e madhe mishi që vinte nga jashtë u kap me salmonelë. Një prej kompanive, Dimal, rezultoi që e kishte kthyer të gjithë sasinë. Nëse kontrollet e AKU-së nuk janë efikase, nëse diku nuk funksionon diçka, a mund të kapet kjo nëpër kompani dhe cilat janë filtrat e sigurisë që ata vendosin vetë? Filtri i parë është AKU, kompania importuese, kompania blerëse, dyqanet e shitjes me pakicë dhe konsumatori. “Opinion” viziton kompaninë Dimal, por nëse kjo sasi nuk do të zbulohej, a do të kapej në etapat e tjera të rrugëtimit që bën një produkt ushqimor?