QSUT hapi një tender për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbranë dhjetor 2019 dhe shpalli fitues firmën “Kajmaku shpk” me ofertën 50 milionë lekë të vjetra për një vit nga 57 milionë, që ishte oferta limit. Por ka 4 muaj, që QSUT gënjen subjektin fitues dhe nuk lidh kontratën, duke ia dhënë një subjekti tjetër.

Sipas të dhënave në Buletinin e Prokurimeve, “Stop” ka mësuar se në datën 20 janar subjekti fitues “Kajmaku” duhet të lidhte kontratën kuadër në Ministrinë e Brendshme dhe kjo procedurë u krye.

Por topi mbeti te QSUT, që hapi tenderin, shpalli fituesin dhe nuk lidhi kontratën. Subjekti në fjalë është munduar të komunikojë me shkresa zyrtare me QSUT-së, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sektori juridik në QSUT tenton të shmanget me justifikimin, se kontrata kuadër nuk ka ardhur nga Ministria e Brendshme, edhe pse kjo procedurë ka afat 60 ditor.

Sipas një VKM-je që rregullon këto raporte, nëse brenda 60 ditëve institucioni që shpall fituesin nuk lidh kontratën, subjekti fitues përmes gjykatës, merr të gjithë shumën e pagesës të tenderit, duke bërë që ky institucion, të paguajë dyfishin. Për të dalë nga situatadrejtori i sektorit, që hapi tenderin i thotë fituesit, se në qershor do të lidhet kontrata.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Si jeni, mirë? Unë kam ardhur, se desha të sqaroj diçka. Ne u shpallëm fitues me 13 janar, me 14 solla letrat, me 15 erdhëm me administratorin. Mua më duhet një kopjo e marrëveshjes, që kam nënshkruar. E kupton? Se unë nuk e kam kopjen, nuk ma dhatë atë ditë. Më the, që do firmoset nga drejtori, pastaj do të keni mundësinë, që ta merrni. Tani nga janari mua nuk më është kthyer asnjë përgjigje. Nisem, shkoj tek QSUT-ja, dorëzoj letra pa pushim, dhe ato s’më kthejnë asnjë përgjigje.

Ministria e Brendshme, Sigi Zaimi– Nuk e di çfarë të them, mua kaq më kanë thënë, për periudhën ende është bërë pezullim i të gjithave, nga marsi dhe deri më sot. Do të njoftohet në një moment të dytë, se çfarë do të ndodhi.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Po procedura ime nuk ishte, kur erdhi korona, ishte që në janar. Nuk e di unë, tani dua një letër, a një diçka të tillë. Ose të pres, ose po ndjek procedurat e mia, të vazhdoj të ndjek rrugën gjyqësore, sepse unë kështu nuk pres dot 4 muaj.  

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Unë vij nga firma “Kajmaku” në lidhje me tenderin.

Juristët e QSUT- Po?!

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Tani është hedhur tenderi nga agjensia e blerjeve për mirëmbajtje dhe ne jemi shpall fitues. Kishim lidh dhe marrëveshjen tek Ministria e Brendshme dhe s’po na thërrisni, për të lidh kontratën. Ku qëndron?!

Juristët e QSUT- S’na ka ardh gjë nga Ministria.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Ministria më ka thënë, që brenda 3 ditësh do shkosh atje, tek unë ke mbaruar punë. Tani ose m’u përgjigj me një shkresë, sepse unë do nis shkresat në protokoll, dhe jeni 8-9 juristë, që nuk përgjigjeni.

Juristët e QSUT- Si, si? Edhe një herë?!

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-M’i nisni shkresat në protokoll!

Juristët e QSUT- Po, ku e ke shkresën?

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Ja, i kam këtu të gjitha.

Juristët e QSUT- Të të nis shkresën?

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Të gjitha!

Juristët e QSUT- Po mirë, shumë mirë! Kur e ke nis?

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Shikoje vetë, e ke me këtë numër protokolli tek zyra juaj! Ti duhet t’më japësh përgjigje për shkresat, që sjell unë për zyrën e prokurimeve.

Juristët e QSUT- Atëherë, mund të shkosh dhe prit përgjigjen!

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Jo nuk e pres përgjigjen 3 muaj unë. Se nuk kam kohë të sillem sa lart-poshtë.

Juristët e QSUT- Atëherë vazhdo me pjesë të tjera, çfarë procedure ka.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Dua të takoj drejtoreshën juridike, kush është këtu përgjegjësi.

Juristët e QSUT- Po pra, tako drejtoreshën! Aty e ka zyrën, ne nuk të japim përgjigje, që s’na takon.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Jo, jo, pa kthyer përgjigje, sepse unë kam qenë 2-3 herë këtu edhe të njëjtën përgjigje, vetëm prit më ke thënë. Ty e ty e krejt, ju kam takuar.

Juristët e QSUT- Seriozisht e ke ti?

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Po, seriozisht e kam.

Juristët e QSUT- Ne nuk na ka ardhur autorizim për lidhje kontrate nga agjensia, për të cilën je referuar.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Po, e kuptoj!

Juristët e QSUT- Me shitje-blerje ne nuk merremi, atë pjesë shërbimi e ka D.SH.M-ja e ka Saimiri dhe të sqaron ai.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-E kam ndjekur vetë procedurën nga fillimi. Kemi që në dhjetor, me 26 është mbyll tenderi. Jam shpallur fitues me datë 13, jemi thirr dhe kemi lidh marrëveshjen kuadër me datë 15 janar.

Nëndrejtori I QSUT Sajmir Rexhepi- Po!

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Ku qëndron për shembull, sepse unë kam parë në buletin, për fat unë jam shpall një herë fitues. Si mundet t’i jepet “Silvios”, kur është hedh si…

Nëndrejtori I QSUT Sajmir Rexhepi- Kanë kontratën e vjetshme moj… është lidh kontrata në qershor aktiviteti, do shkoj të lidhi kontratën në qershor. E kupton, pse s’është lidhur kontrata me ju?

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Po pse është hedhur si tender?

Nëndrejtori I QSUT Sajmir Rexhepi- Është bërë përpara kohe, nuk është bërë tashi, është bërë përpara kohe.

Juristja e firmës “Kajmaku sh.p.k”-Unë ju kam sjellë 5 shkresa gjithsej dhe asnjë lloj përgjigje. Po unë pse kam lidhur marveshjen kuadër? E kupton?

Nëndrejtori I QSUT Sajmir Rexhepi- Për marrëveshjen kuadër, ti e ke lidh, sepse unë do ta bëj këtë tenderin, e kam bërë më përpara kohe për të qënë brënda, mos ngel zbuluar, siç ngeli vitin e kaluar. /tvklan.al