Një skandal i publikuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Stop”, në Tv Klan, ku denoncohej sesi shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare blihet me para, solli shkarkimin e menjëhershëm të infermierit Pali Çuni dhe mjekut Enes Hafizi.

Emisioni “Stop” në Televizionin Klan zbuloi përmes kamerës së fshehtë, sesi një mjek dhe një infermier pranojnë të fusin jashtë radhe një pacient nga Kosova për të bërë rreze në Pavionin Onkologjik kundrejt ryshfetit prej 1 mijë Eurosh.

Pamjet tregojnë sesi e afërmja e pacientit që banon në Zvicër, paraqitet në recepsionin e spitalit, ku e drejtojnë tek infermieri Pali Çuni, ndërsa ky i fundit e dërgon me rekomandim të doktor Enes Hafizi, apo doktor Nesti.

Pas propozimit të të afërmes së pacientit për të ofruar para, mjeku bie dakord me shumën, të cilën e merr në tavolinë.

Pas publikimit të këtij skandali, Ministrja Manastirliu shkarkoi mjekun dhe infermieren.

“Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë për t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë përmirësimin e sistemit”,

deklaroi në Facebook, ministrja Manastirliu.

Kjo është e disata herë që shërbimi shëndetësor denoncohet për korrupsion.

Tv Klan