Pak muaj më parë këngëtari dhe aktori Justin Timberlake u përfshi në një skandal mediatik pas publikimit të disa fotove të rrjete sociale, ku ai u shfaq duke flirtuar me një kolege, madje duke qëndruar dorë për dore.

Sipas mediave të huaja ndonëse bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel e ka falur, vijon të jetë e mërzitur me Timberlake. Kjo sepse ai i ka bërë asaj shumë premtime lidhur me fokusimin në familje, por që nuk i ka mbajtur.

Megjithatë ata kanë pohuar po përpiqen të kthejnë lidhjen e tyre aty ku ka qenë. Justin dhe Jessica janë të martuar prej disa vitesh dhe janë prindër të një djali 4-vjeçar.

Klan Plus