Lindita Selimi, një arsimtare në shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan tregon në “Stop” se për arsye shëndetësore e familjare u detyrua të mos paraqitej 6 ditë në punë, mungesë që e justifikoi me një raport mjekësor nga një vizitë në QSUT. Por kur kthehet në punë përballet me faktin se drejtoresha e shkollës, Ilda Nako nuk ia njeh raportin e për pasojë nuk e paguan. Pasi interesohet edhe në DAR-Elbasan dhe sërish nuk merr zgjidhje, e vetmja shpresë i mbetet emisioni “STOP”. Pas një interesimi në QSUT, përgjigja zyrtare është që raporti i saj është lëshuar konform ligjeve e rregullave.

“Jam Lindita Sejdini, mësuese në shkollën “Ptoleme Xhuvani” prej 15 muajsh. Në muajin Korrik më është prerë paga nga drejtoresha e shkollës. Arsyeja ime ishte familjare dhe shëndetësore, pasi fëmijën e kisha të shtruar në QSUT të shtruar. Kërkoj që raporti im të njihet, pasi është ligjor. I jam drejtuar emisionit “STOP” sepse nuk kam gjetur zgjidhje as nga drejtoresha e shkollës dhe as nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit.”

Lindita tregon se i është drejtuar Jonida Cungut nga DAR, e cila i ka premtuar se raporti do t’i paguhet, por ende nuk e ka marrë pagën e muajit Korrik.

Mësuesja – Drejtoresha! Të kam sjellë një shkresë zyrtare për problemin e raportit.

Drejtoresha –

Ka mundësi të dalësh jashtë, se kam… jam duke e hetuar raportin.

Mësuesja – Si?

Drejtoresha

Jam duke e hetuar, duke e hetuar

.

Mësuesja – Po ke pas kohë për ta hetu sepse ke që në datën 10 korrik, që raportin e ke marrë.

Drejtoresha

Jam marrë me ju më shumë se ç’duhet të merrem. Të lutem më lër në punët e mia!

Mësuesja – Përse je marrë me mu? Sepse më le pa punë, pa orë…

Drejtoresha –

Dhe dil jashtë!

Mësuesja – Jo, të lutem më jep përgjigje.

Drejtoresha –

E para: duhet të kesh kujdes kur flet me mu sepse po kalon të gjitha caqet.

Mësuesja- Çfarë caku?

Drejtoresha – 

Ke arritur të më kërcënosh psikologjikisht dhe fizikisht.

Mësuesja – Absolutisht! Unë apo ti? Sa muaj më le pa rrogë?!

Drejtoresha –

Jam drejtoresha e kësaj shkolle dhe nuk të pranoj në zyrën time, derisa ti të rregullosh sjellje.

Mësuesja – Jo me! Do të jap raportin nga QSUT-ja. Mu s’ma jep njeri atë, që kërkon ti. Ajo thotë aty: raport nga QSUT-ja, me, po janë tre vula.

Drejtoresha –

Atë e ke shkruar ti, e ke shkruar ti me dorën tënde.

Mësuesja – Po mirë, më hidh në gjyq!

Drejtoresha –

Mos bërtit kaq shumë! Jam duke u marrë me dokumenta më të rëndësishme, se ty.

Mësuesja – Jam punonjëse e kësaj shkolle, e kësaj zyre dhe ti duhet të më japësh të drejtën e informimit! Ke të drejtë të më informosh, ma jep me shkrim!

Momenti kur Drejtoresha merr policinë në telefon.

Drejtoresha –

Përshëndetje! Jam drejtoresha e institucionit “Ptoleme Xhuvani” Elbasan. Kam një zonjë që po më shqetëson në detyrë.

Mësuesja – Jo, nuk po të shqetësoj, po të kërkoj të drejtën e raportit.

Vjen policia në drejtori dhe shoqëron drejtoren dhe mësuesen

Drejtoresha –

Është mësuese e këtij institucioni. Nuk pranon të dalë nga zyra, pa bërtitur e pa ulëritur. Në datën 24 ka ardhur në zyrë, më ka ulëritur, më ka kërcënuar në mënyrë psikologjike dhe jashtë më ka kërcënuar në mënyrë fizike, duke thënë që do të më shkulë flokët e do të më shtrijë përdhe. Kjo është një mësuese, unë jam një drejtuese.

Momenti kur futen në makinën e policisë së shtetit

Drejtoresha

Po unë s’mund të ulem me një njeri që më kërcënon.

Mësuesja – Kërcënimin duhet ta kesh të filmuar që të thuash.

Drejtoresha

Nuk e kam të filmuar, e kam të dëgjuar nga personat kompententë.

Polici – Se neve në punën e shtetit, nuk jemi për të nxjerrë inatet personale.

Drejtoresha –

Jo, mbas kallzimit që unë do bëj, zonja pezullohet direkte nga puna.

Gazetarja e emisionit “STOP” kërkon të komunikojë me drejtoreshën Ilda Nako në lidhje me pranimin e raportit, por ajo refuzon të përgjigjet dhe largohet.

Ndaj iu dërgua një shkresë zyrtare pranë QSUT-së për të pyetur nëse Lindita Sejdini është pajisur me një raport mjekësor nga ky institucion apo është i falsifikuar, ashtu siç pretendon drejtoresha e shkollës. Por Shërbimi i Endokrinologjisë Pediatrike pohon se Sejdini është pajisur me raport mjekësor për 6 ditët që ka qëndruar në spital pranë të birit.   

Sipas dispozitave normative për sistemin arsimor, në nenin 40 të pikës 7 thuhet se mungesa e punonjësve arsimorë të institucionet, pa lejen me shkrim të drejtorit të tij ose pa dëshmi mjekësore, janë mungesa të paarsyeshme. Por Lindita Sejdini është e pajisur me raportin mjekësor, ndaj DAR Elbasan duhet ta paguajë atë.

Gazetarja e emisionit “STOP” kërkoi takim me drejtoreshën e DAR, Jonida Cungun, por ajo ishte me leje dhe asnjë nga institucioni nuk u prenoncua./

tvklan.al