Një skemë mashtrimi me përvetësimin e një sipërfaqe toke të konsiderueshme është zbuluar në Vau Dejes të Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive për 862 ha të ndarë në tre parcela.

Sipas të dhënave nga hetimi, mësohet se nëpërmjet falsifikimit të akteve të  Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe regjistrimit të pronës në emër të një personi që kishte vdekur më herët, është arritur që në një periudhë prej dy vitesh 2015 – 2017 të bëhet përvetësimi i plotë i sipërfaqes së tokës i ndarë në 3 parcela.

Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë të përfshirë drejtpërdrejtë në skemën e mashtrimit shtetasit me inicialet  A. N  dhe L. M, dy noterë në kryeqytet si dhe disa punonjës të hipotekës.

Në ditët në vijim pritet të thellohen hetimet për të vënë para përgjegjësisë penale  personat e përfshirë në tjetërsimin dhe përvetësimin e pronës, e cila ndodhet në fshatin Gomsiqe në qytetin e Vaut të Dejës./tvklan.al