Nga 24 Marsi deri në 15 Prill, të gjithë fermerët kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë.

Gjatë inspektimit të një sere të mbështetur me fondet e IPARD-it në Fier, Kryeministri flet për objektivat e qeverisë në mandatin e tretë për rritjen e eksporteve bujqësore.

Një shqetësim i ngritur nga fermeri përfitues ishte dhe mungesa e krahut të punës në bujqësi, por që Kryeministri i dha si zgjidhje punësimin e punëtorëve të huaj që tani është i mundur pas ndryshime ligjore të miratuar në parlament.

Tv Klan