Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo vlerësoi maksimalisht Anglinë dhe trajnerin e tyre, Thomas Tuchel, në prag të përballjes në eliminatoret e Botërorit.

I pyetur për skemën, tekniku kuqezi deklaroi se sistemi nuk ka shumë rëndësi, ndërsa shtoi se Kombëtarja do të tentojë të bëjë diçka të veçantë në sulm.

“Tuchel është trajner i ri, por edhe fitues. Ka energji. Sistemi nuk ka shumë rëndësi. Janë një ekip i fortë, me cilësi fizike dhe teknike. Do tentojmë të bëjmë diçka të veçantë. Do tentojmë të bëjmë diçka të veçantë në sulm. Le ta shijojmë këtë ndeshje.

Kam luajtur në Angli kohë më parë. E kuptojmë ritmin e lartë që ka futbolli anglez. Sa i përket ekipit kombëtar, ka lojtarë shumë të mirë dhe me cilësi. Ne duhet të punojmë me sulmin tonë. Me Anglinë nuk mund të luash portë më portë, sepse ritmi është ndryshe. Jemi përgatitur për ndeshjen nesër”, deklaroi Silvinjo.

Ndeshja Angli-Shqipëri do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.

/tvklan.al