Ministrja Krifca: 200 milion lekë subvencion sektorit të peshkimit për naftën

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në portin e peshkimit në Shëngjin, të Lezhës ku takoi peshkatarët dhe përpunuesit e peshkut, disa prej të cilëve, përfitues nga masat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për rinovimin e anijeve të peshkimit.

“Këtë mbështetje e kemi ofruar vetëm vitin e kaluar nga AZHBR në rreth 35 raste të peshkatarëve të ndryshëm të cilët kanë mundur të investojnë dhe të rinovojnë anijet e tyre, ndërkohë që edhe me projekte të tjera kemi mbështetur më shumë se 260 anije të tjera peshkatare.”

Veç rinovimit të anijeve, peshkatarët kanë përfituar 200 mln lekë, mbështetje për naftën.

“Përsa i takon vështirësive që patën në momentin e krizes së rritjes së çmimit të naftës, ne patëm mundësinë të lëvronim një mbështetje 40 lekë/litër për peshkaktarët dhe kështu peshkimi pati mundësi të vijojë punën.”

Rritja e numrit të turistëve ka bërë që dhe kërkesa për produktet e peshkut të jetë e lartë.

Peshkatarët thonë se kompanitë e huaja kanë interes për produktet e peshkut që vijnë nga Shqipëria.

“Shumë vite që po eksportojnë. Po bëjmë produkte shumë cilësore, dhe po pëlqehen shumë. Po punojmë me firma që janë më të mëdhatë në Europë dhe janë shumë të kënaqur. Nuk e mendonin Shqipërinë kështu, po ecim shumë.”

Për rinovimin e anijeve të peshkimit, peshkatarët u rimbursuan nga shteti në masën 50% të totalit të investimit. Në total janë investuar për 260 anije peshkimi.

Klan News