Qeveria do të vazhdojë politikat mbështetëse për të rritur më tej sektorin e peshkimit. Në 5 vitet e fundit vlera e eksporteve të produkteve të peshkut është katërfishuar, duke kapur shifrën 52.2 milionë Dollarë në fund të 2018-s.

Për zv/ministrin e Bujqësisë Roland Kristo, shkaku kryesor i zhvillimit të kësaj industrie është heqja e taksës së qarkullimit te nafta, duke e bërë çmimin e kësaj lënde për anijet të njëjtë edhe me rajonin, si dhe mbështetja e kësaj dege përmes skemave të subvencioneve.

Roland Kristo sqaron se aktualisht po punohet për të formalizuar sa më shumë këtë sektor duke investuar në ndërtimin e markatave të peshkut. Në Maj përfundon markata e Shëngjinit, në fund të vitit ajo e Vlorës dhe Durrësit, ndërsa vitin e ardhshëm do të ndërtohet ajo e Sarandës.

Shqipëria ka përmbushur sasinë e kuotave të eksporteve ndaj vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka filluar negociatat për rritur sasinë që lejohet të shitet në këto shtete.

Tv Klan