Denaj: Nis nga fermeri deri te bizneset e mëdha

Qeveria po diskuton mundësinë e një formë të re financimesh dhe grantesh kryesisht për agropërpunimin, një skemë zinxhir që të nisë nga fermeri e deri tek përpunuesit e mëdhenj të produkteve ushqimore.

“Së bashku me AZHBR në fakt jemi futur në një diskutim se si të krijojmë disa produkte financiare që bankat e nivelit të dytë të mundësojnë për bizneset e mëdha në atë që ne e quajmë financim në zinxhir vlerash, ku agropërpunuesit me të gjithë fermat që lidhet në një zinxhir, në një grup, të adresohet me financim dhe me skema grantesh dhe garancish si një grup i vetëm”.

Gjatë vizitës në zonën e Korçës shqetësimi më i madh qw ju shpreh ministres se Financave nga të gjithë fermerët dhe blegtorët ishte mungesa e matrikullimit të bagëtive.

Tv Klan