4 biznesmenë janë vënë në pranga pasi sipas policisë kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH-së dhe tatimfitimin.

Në pranga kanë rënë Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova dhe Ylber Molla të gjithë banues në Tiranë.

Ata kishin krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në Tiranë, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore duke i shkaktuar shtetit një dëm rreth 350 milionë Lekë të reja .

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, por për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Tv Klan