Përfshihen 17 persona, 3 milionë Euro dëm shtetit

13 kompani fiktive të hapura për të kryer rolin e furnizuesit për kompani të tjera që operojnë në Shqipëri u përdorën për të vënë në jetë një skemë mashtrimi me TVSH që i shkaktoi shtetit 3 milionë Euro dëm.

Me kërkesë të Prokurorisë, 13 persona përfunduan me masë sigurimi “arrest në burg”, mes të cilëve administratorë të kompanive, 7 prej të cilëve u arrestuan, 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Prokuroria e Tiranës thotë se nga hetimet rezultoi se këto kompani kanë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, fatura në vlerën totale 1,2 miliardë Lekë.

Më pas kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e tatimit për fitimin.

Prokuroria beson se pjesë e kësaj skeme mashtrimi janë edhe subjekte të tjera dhe këto kompani janë ndihmuar edhe nga zyrtarë të administratës shtetërore.

Tv Klan