Ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i skuadrës ruse të Rubin Kazanit, Sergey Kharlamov, është dënuar me 12 vjet burg për pjesëmarrje në një skemë piramidale që la pa para me mijëra investitorë.

Të premten, gjykata dënoi me burg, 7 anëtarët e skemës së mashtrimit që në media është njohur me emrin “Rost”. Kharlamov është urdhëruar që ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë normale.

Skema piramidale “Rost” u zhvillua në vitin 2015. Klientëve u ofroheshin fitime të larta nga investimi i tyre. Mësohet se grupi i futbollistit mashtroi më shumë se 3500 persona. Fitimet e grupit mashtrues shkonin deri në 19 milionë Dollarë.

Organizatori i kësaj skeme, Andrei Makarov, u dënua me 13.5 vite burg. Motra e tij mori 12.5 vite burg.

47-vjeçari ka qenë kapiten i Rubin Kazanit, por ka luajtur edhe me disa ekipe ë tjera. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2004 pas debateve me trajnerin e ekipit. /tvklan.al