Skena horror në Greqi, burri sulmon gruan me sëpatë në mes të rrugës


Skena horror në Greqi, burri sulmon gruan me sëpatë në mes të rrugës

14:18 11/08/2020

Banorët e Kallithea-s në Greqi janë bërë dëshmitarë të një ngjarjeje horror. Një burrë 67-vjeçar sulmoi me sëpatë gruan e tij, duke e lënduar rëndë. Më pas ai tentoi të vriste veten.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 21:30. Mes çiftit kishte pasur shpesh grindje dhe konflikte. Për këto arsye gruaja 54-vjeçare i kishte kërkuar burrit divorcin.

Ky i fundit, i njohur në zonë për problemet me alkoolin, gjatë debatit të mbrëmshëm ka dhunuar të shoqen ndërsa më pas ka marrë një sëpatë me të cilën e ka goditur atë.

Gruaja arriti të largohej për një moment dhe doli nga apartamenti. Dëshmitarët në rrugë kanë treguar se ajo kërkonte ndihmë. Bashkëshorti arriti ta kapte dhe e goditi fillimisht me sëpatë në kurriz. Pasi lëndoi të shoqen, mësohet se ai tentoi të vriste veten duke goditur me sëpatë kokën.

mediat greke janë shpërndarë pamjet e skenës së krimit, ndërsa mësohet se të dy janë dërguar në spital. Disa media raportojnë se gjendja shëndetësore më e rëndë është ajo e gruas.

Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik./tvklan.al




Të ngjashme