Skenar për vrasjen e Lulzim Bashës për të destabilizuar Shqipërinë dhe Rajonin – TV KLAN

Skenar për vrasjen e Lulzim Bashës për të destabilizuar Shqipërinë dhe Rajonin

Autoritetet shqiptare janë vënë në alarm, pas marrjes së një informacioni për një plan për eliminimin fizik të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për këtë qëllim, prej fillimit të javës, Garda e Republikës e ka marrë në ruajtje Bashën dhe masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.

Ai lëviz me shërbime të përforcuara dhe rojet e sigurisë janë shtuar edhe pranë banesës së tij në Tiranë.

Informacioni ka mbërritur nga jashtë vendit në adresën e shërbimeve të specializuara të sigurisë.

Atentati thuhet se ishte organizuar jashtë Shqipërisë dhe për ekzekutimin e tij ishin kontraktuar vrasës me pagesë, të njohur si persona të rrezikshëm, të cilët thuhet se ishin pajtuar edhe në vitin 2011, për të organizuar një atentat ndaj një tjetër politikani të rëndësishëm në vend, për të shkaktuar trazira, për shkak të gjendjes së tensionuar politike, që po kalonte vendi edhe në atë kohë.

Televizioni Klan mësoi se për këtë qëllim, Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zhvilluar takime me Kryeministrin e vendit dhe Ministrin e Brendshëm.

Ai u ka vënë në dispozicion atyre të gjithë informacionin e marrë, duke përmendur edhe emra konkretë të personave të përfolur si ekzekutues të skenarit.

I pyetur për këtë skenar presidenti i Republikës tha se agjencitë ligj-zbatuese po konsiderojnë me shumë seriozitet çdo kërcënim që lidhet me sigurinë e kryetarit të opozitës.

 Një burim konfidencial tha për Televizionin Klan se qëllimi i këtij plani, të thurur jashtë Shqipërisë është destabilizimi i Shqipërisë dhe Rajonit, nisur nga situata e ndezur politike në vend, me opozitën që kërkon rrëzimin e qeverisë prej afro dy muajsh.

Sipas të njëjtit burim, atentati do t’i faturohej qeverisë, me qëllim ngritjen e opozitës në një revoltë të dhunshme, çka do të rrezikonte kaosin në vend.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • nazmiu
    13 Prill 2017 at 22:57
    Përgjigju

    o shqipeter a nuk u ngopem me histori te vuajtur me shekuj nder shqipetar atentate si ne kohrat e avniave bajramave etj. qe kurr nuk flejne armiqet e perbetuar te popullit shqipetar.sllavet qe prej se kane ardhure ne trojet shqipetare kur kan Dasht kane bere krime ne popullin shqipefoles dhe me gjer .e duke pas gjak te brisht nder neve kan gjetur mbeshtetes kriminel te paguar por kesaj radhe e me tej nuk do te arrijne me na perqar sepse jemi me largepames dhe me vetedije me te madhe i kemi hapur syte edhe neve. prandaj te bashkohemi ne nje mendje e jo sikur fjala latine tute albaneze tute komandante nuk shkone or shqipetare

  • Përgjigju

    *

    *