Skenari i Brexit pa marrëveshje

Skenari i Brexit pa marrëveshje

17:14 12/09/2019

Johnson: Reformat parandalojnë kaosin

Qeveria britanike publikoi të plotë raportin që përmban parashikime për atë që mund të ndodhë në vend, nëse Britania e Madhe del pa marrëveshje nga Bashkimi Europian. Ndryshe nga rreziku i madh që u përfol në media pas publikimit të pjesshëm muajin e kaluar, raporti nuk parashikon zhytjen e vendit në kaos.

“Mund të ketë mungesa të ndjeshme të elementëve të rëndësishëm për zinxhirin e prodhimit të ushqimeve. Mungesa të tilla nuk do të shkaktojë reduktim të sasisë së prodhimeve në treg, përveçse mungesa të larmishmërisë së tyre. Kjo mund të shkaktojë edhe rritje të çmimeve.”

Qeveria nuk parashikon probleme në furnizimin me energji elektrike dhe gaz, por parashikohet rritje e kostos së shërbimeve në spitale. Vonesa pritet të ketë në porte, aeroporte, por edhe në hekurudhat që lidhin Britaninë me vendet e BE-së. Kryeministri Boris Johnson shpjegoi se qëllimi i pezullimit të parlamentit është përgatitja e reformave për parandalimin e kaosit pas Brexitit.

“Kur njerëzit pyesin “pse vendosët të kërkonit fjalimin e mbretëreshës”. Përgjigjja është e thjeshtë. Duhet të forcojmë masat, veçanërisht në sistemin shëndetësor, arsimin, nxjerrjen në rrugë të 20 mijë policëve dhe kjo është ajo që publiku përkon prej nesh të bëjmë.”

Vendimi për pezullimin për 5 javë të punës parlamentare ndikon në kohën e vendimmarrjes së deputetëve për Brexitin. Gjykata e lartë civile në Skoci e quajti atë të jashtëligjshëm.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT