Në rrjetet sociale ka qarkulluar ideja se personat e vaksinuar do të shndërrohen në zombi

Një nga skenaristët e filmit thriller-aksion “I Am Legend” ka reaguar pas zërave se vaksinat kundër COVID-19 do t’i shndërrojnë  njerëzit në zombi.

Postimet dhe memet që kanë qarkulluar kohët e fundit në internet përmendin skenarin e filmit si një arsye për të mos u vaksinuar kundër Covid.

Filmi i vitit 2007, me protagonist aktorin Will Smith, ka të bëjë me një përpjekje të dështuar për të riprojektuar gjenetikisht virusin e fruthit për të kuruar kancerin, duke vrarë 99% të popullsisë së botës dhe duke lënë Neville, njeriun e fundit të mbijetuar në Nju Jork. Ata që i mbijetojnë infeksionit shndërrohen në krijesa mutante vampirike.

Pretendimet se diçka e ngjashme do të ndodhte me personat që marrin vaksninën Covid kanë qarkulluar së fundmi në mediat sociale. Javën e kaluar, gazeta “New York Times” i dedikoi një artikull të tërë lidhur me pretendimet në fjalë. Ajo pohoi se pronari i një dyqani të syzeve në Bronks, Nju Jork, po përpiqej të bindte disa pjesëtarë të stafit të tij për të marrë një vaksinë Covid por ata refuzuan duke përmendur skenarin e filmit.

Por artikullit të gazetës “New York Times” i është përgjigjur vetë bashkë-skenaristi Akiva Goldsman i cili shkruajti në Twitter: “Oh Zot. Është thjesht një film. Unë e kam trilluar atë. Nuk është diçka e vërtetë”.

Por ky nuk është filmi i vetëm i përdorur i cili shpërndan dezinformata rreth Covid dhe vaksinave. Filma të tjerë si “Children of Men” dhe “The Matrix” kanë dekurajuar disa persona të vaksinohen për shkak të skenareve të tyre.

Klan News