Fëmijët e braktisur të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë kanë pritur sot zv/kryeministrin dhe ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Skënder Gjinushin. I shoqëruar edhe nga ish-fëmijë të kësaj jetimore tashmë të rritur, zv/kryeministri Gjinushi ka qenë prezent në një koncert festiv që fëmijët kishin përgatitur për të pritur të ftuarit dhe për t’i uruar gëzuar vitin 2002.

Kjo vizitë do të thotë se qeveria shqiptare nuk i harron këta fëmijë dhe gjithmonë do të jetë prezente me ndihmën e saj për ta. Me këngë poezi dhe valle ka qenë i mbushur programi në këtë festë, ku të gjithë fëmijët, organizatorët dhe drejtuesit e kësaj shtëpie të madhe kishin organizuar me rastin e fundvitit.

Kjo shtëpi ka qenë gjithmonë mjaft e mikpritëse për të gjitha ata që kanë dashur vizitojnë edhe falin pak dashuri për të gjithë fëmijët e braktisur./tvklan.al