I pyetur rreth sulmeve të kreut demokrat Sali Berisha i cili akuzon Skënder Gjinushin të ketë gisht në vrasjen e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, Gjinushi përgjigjet në këtë mënyrë:

” Dëshiroj t’i them Sali Berishës që boll bëri lojëra të tilla, që këto janë si historitë e “grave të liga” që akuzojnë të tjerët, dhe pislleqet e prapaskenat e tij nuk mund t’i faturojë lehtë tek të tjerët. Opinioni shqiptar e di
shumë mirë se kush i organizon vrasjet në Shqipëri, e di shumë mirë që i vetmi që di kush e ka bëre vrasjen 20 minuta pasi ka ndodhur është organizatori dhe Berisha e ka deklaruar atë natë që i di mirë organizatorët.

Organet e Drejtësisë janë atje të shkojë t’ua thotë, t’i ndihmojë për t’i zbuluar dhe mos të bëjë lojën siç ka bërë deri tani për t’a fshehur këtë vrasje dhe për t’a përdorur për qëllimet e tija politike. Dihet që vrasjet i bën ai që e përdor vrasjen, ai që e shfrytëzon atë. Rrjedhimisht dua t’i tregoj edhe një herë që unë e di ku do të dalë ai. Lojërat e tij tashmë janë të lexueshme, por i ka bërë llogaritë gabim.

Pra dhe një herë kujtoj që prej shkurtit ’97 të gjejë organizatorin dhe nxitësin e vrasjeve në Shqipëri, në Vlorë, Përmet dhe kudo, dhe shkaktari i tyre është vetëm një njeri, Sali Berisha. Dhe për vrasjen e Azem Hajdarit nga menyra se si po e përdor, nga mënyra se si kërkon të implikojë njerin apo tjetrin, duket qartë që pas kësaj fshihet dora e Sali Berishës.”/tvklan.al