Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur dy ndryshimet e para të drejtuesve të policisë në rrethe.

Skënder Hita është emëruar drejtor i Policisë së Durrësit. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se deri më tani, Hita mbante postin e drejtorit të Policisë së Dibrës.

Në Dibër, Hitën e ka zëvendësuar Dhimitraq Ziu. Ky i fundit deri më tani mbante postin e zv/drejtorit për rendin në qytetin e Durrësit./tvklan.al