Skënderbeu arriti një tjetër fitore kësaj here me Korabin, i ngjitur këtë sezon në Superligë. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” përfundoi me rezultatin 2 – 0.

Shënusit ishin Bajram Jashanica dhe Hamdi Salihi. Skuadra dibrane pati rastet e saj, por pa mundur të realizojë. Laçi dhe Tirana e mbyllën pa gola ndeshjen mes tyre.

Të dy ekipet arritën të njëjtin rezultat si në sfidat e një jave më parë. Rastet e paraqitura nuk sollën gola. Selmani dhe Lika ishin shpëtimtarë me pritjet e tyre.

Gjatë pjesës së parë bardheblutë kërkuan një 11-metërsh, por nuk ishte i tillë për Remzi Sadikun. Përkrahësit e Tiranës u larguan nga stadiumi pas vetëm pak minutash lojë, për shkak se nuk u lejuan të ndiqnin takimin të gjithë ata që udhëtuan drejt Laçit. Java e dytë do të luajë edhe dy ndeshje të hënën, Kukësi – Teuta dhe Partizani –Vllaznia.

Tv Klan