Skënderbeu nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në sfidën ndaj Partizanit të Beogradit në Elbasan Arena, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Ligës.

Një ndeshje me ritëm me raste në të dy portat. Xhejms pati mundësitë më të mira për ekipin korçar duke shpërdoruar. Një pikë e fortë ishte edhe portieri Shehi me pritjet e tij.

Pavarësisht këtij rezultati Skënderbeu ka ende shpresë për vendin e dytë dhe pas 3 ndeshjeve është në kuotën e 2 pikëve në vendin e fundit. Jang Bojs është vetëm 1 pikë larg pas barazimit 2 – 2 në fushën e Dinamos së Kievit. Sfida e radhës për Skënderbeun do të jetë ajo e kthimit me Partizanin më 2 nëntor në Beograd./Tv Klan