Orges Shehi është prezantuar të enjten si trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Ish-kapiteni i korçarëve do të nisë karrierën e re, pas shumë trofeve të fituar si futbollist dhe pjesëmarrjen në grupet e Europa League.

“Pozicioni i ri është një sfidë, por do të përpiqem të jap më të mirën. Objektivat arrihen kur punojmë të gjithë sëbashku”,

tha Shehi

.

“Shehi ishte lojtari më me përvojë te Skënderbeu, ndaj edhe i besuam rolin e trajnerit. Kemi besim që ai do të bëjë mirë në këtë detyrë. Do jemi sërish në luftë për titullin, por lufta jonë më e madhe është ajo me UEFA-n”,

u shpreh Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën, i cili u largua nga korçarët pas 1 viti e gjysmë. Te Skënderbeu nuk janë më edhe disa lojtarë, mes tyre Sabjen Lilaj dhe James, të cilët vendosën të mos vijojnë më pas dënimit të UEFA që e përjashton ekipin për 10 vite nga kupat e Europës.

Tv Klan