Teuta fiton testin e parë, gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë më pranë

Mes dëborës dhe ngricës, Teuta ka hedhur një hap të sigurtë drejt raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët fituan minimalisht 1-0 në transfertën e Skënderbeut, duke qenë shumë pranë kalimit në fazën tjetër të kompeticionit. Përballja e stadiumit Skënderbeu nisi me rreth 40 minuta vonesë për shkak të të ftohtit që po përballet qyteti i Korçës ditët e fundit.

Teuta ishte më kërkuese në fushën e mbuluar nga dëbora, por ekipi i drejtuar nga Renato Arapit dështoi në konkretizimin e rasteve. Gjithsesi, pas 1 ore loje, Teuta mundi që të çante prapavijën e Skënderbeut, me Rubin Hebaj që prishi ekuilibrat e rezultatit me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.

Shkodrani mposht nga distanca portierin Ruçi dhe ‘shkrin’ Skënderbeun, i cili përpiqet të reagojë, por pa rezultat. ‘Djemtë e detit’ gjejnë edhe golin e dytë, me autor Aqua, por në fund aksioni bëhet i pavlefshëm pasi mesfushori gjendet në pozicion jashtë loje. Përballja e kthimit luhet më 9 Shkurt.

Klan News