Skenderbeu

Skënderbeu e mbylli me humbje fazën e grupeve të Europa League. Ekipi i Mirel Josës u mund nga Lokomotiv Moskva me rezultatin 3 – 0 në përballjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Lojtarët e Skënderbeut e nisën në sulm takimin, por pa mundur ta befasojnë kundërshtarët. Sulmet e futbollistëve moskovitë u shtuan dhe në minutën e 18’ Tarasov kaloi Lokomotiv në avantazh. Goli i pësuar nuk i dekurajoi kampionët e Shqipërisë, që u shfaqën të rrezikshëm në zonën e ekipit rus, por duke i shpërdoruar. Futbollistët e Skënderbeut nuk u dorëzuan edhe në pjesën e dytë, por sulmet e tyre u ndalën nga mbrojtja kundërshtare. Në minutat e fundit Lokomotiv realizoi edhe 2 gola të tjerë me Niasse dhe Samedov. Skënderbeu debutues në një fazë grupesh të Europa League në 6 ndeshje të zhvilluar fitoi 1 dhe humbi 5. Lokomotiv Moskva u kualifikua në fazën tjetër si kryesuese e grupit H, pasi takimi tjetër u mbyll me fitoren 3 – 1 të Sporting me Besiktas. Ekipi portugez do të vijojë rrugën drejt trofeut.

Tv Klan