Kampionët e Shqipërisë janë të dytët, me një moshë mesatare 24.8 vite

Skënderbeu është skuadra me moshën më të re në kampionatin shqiptar të futbollit për sezonin 2021-2022.

Mosha mesatare e bardhekuqve është 24.4 vite, ndërsa pas korçarëve vjen Tirana me moshë mesatare 24.8 vite.

Referuar shifrave, kampionët e rinj me këtë organikë duket se do të kenë një të ardhme të suksesshme.

Kurse ekipi më i vjetër në kampionatin shqiptar është Vllaznia me moshë mesatare 27.2 vite e pas saj Teuta.

Mosha mesatare e kampionatit është 25.7 vjeç, duke treguar se në Superiore aktivizohen futbollistë me moshë relativisht të re.

Krahasuar me ligat e mëdha të Europës, vetëm kampionati holandez është më i ri se sa ai shqiptar.

Hapësira që u jepet lojtarëve të rinj e bën Superioren një ligë ku talentet kanë mundësi të rriten e ku atyre u jepet besim.

Klan News