Faktori psikologjik, ose e thënë ndryshe, emocionet vendosën rezultatin e ndeshjes më të rëndësishme të javës së 4 mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Korçarët me mentalitetin e kampionit fituan në Vlorë 2-0. Orges Shehi ia atribuon këtë fitore përgatitjes mendore të skuadrës së tij

“Kemi punuar në aspektin psikologjik, kryesorja personalitetit. E prisja këtë paraqitje përtej rezultatit. Jam i kënaqur me çfarë dhanë çunat në fushë.”

Nga ana tjetër, ish-trajneri i korçarëve Ilir Daja, dështoi në tentativën e parë për të mposhtur skuadrën që e nxori kampione sezonin e shkuar dhe për të pengesa ishte pikërisht mentaliteti.

“Ishim munduar, por e respektuam kundërshtarin më shumë se veten. Të përmirësojmë besimin për të shkuar përpara se pa besim nuk shkohet përpara.”

Tashmë Skënderbeu me 10 pikë kryeson Superligën i shkëputur nga vendi i dytë.

Tv Klan