Skënderbeu e ka humbur miqësoren me Karabakun me rezultatin 1-0. Korçarët bënë një paraqitje të mirë në pjesën e parë të takimit, ku nuk munguan rastet për shënim.

Në pjesën e dytë, trajneri Ilir Daja thuajse e ndryshoi totalish formacionin, duke aktivizuar 9 futbollistë të tjerë.

Edhe pse një ndeshje e humbur, takimi konsiderohet i vlefshëm për teknikun Daja, pasi e ndihmoi atë të njohë më mirë futbollistët e tij dhe të përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit.

Tirana u mposht me rezultatin 3-1 nga skuadra kazake e Tobol.

Pas 2 humbjeve ndaj Istanbul Basaksehir dhe Kairat Almaty, Kukësi ka fituar një ndeshje miqësore në Antalya. Skuadra e Ernest Gjokës mposhti me rezultatin 4-2, Neftci e Bakut.

Që në minutën e 15, Matija Dvornekovic i dha avantazhin Kukësit, megjithatë skuadra azere e Neftcit përmbysi shifrat duke marrë epërsinë 2-1.

Një 11-metërsh i fituar u kthye në gol nga Pero Pejic, duke siguruar barazimin. Pjesa e dytë e lojës foli vetëm për Kukësin. Braziliani Cale shënoi golin e tretë dhe të parin me fanellën e skuadrës verilindore.

Në fund të takimit, kroati Pejic fiksoi fitoren në 4-2.

Tv Klan