Pas fitores me Partizanin, për Skënderbeun do të jetë transferta me Kastriotin për javën e dytë. Ekipi krutan është rikthyer në Superligë këtë sezon dhe e nisi me një fitore. Kjo mjafton për trajnerin e korçarëve, Orges Shehin të mendojë seriozisht për kundërshtarin e radhës.

“Është e veçantë pasi është një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë dhe do të bëjë maksimumin, duhet t’i vlerësojmë maksimalisht, skuadër me lojtarë të cilët duhen pasur në konsideratë”.

Orges Shehi thotë se hapat do të hidhen një e nga një, ndërsa lojtarëve u ka kërkuar të japin gjithçka kur të jenë në fushë.

“Ne duhet të dalim nga fusha e lojës të bindur se dhamë maksimumin, pastaj se çfarë rezultati marrim është çështje tjetër”.

Merkato e Skëndebeut nuk është mbyllur ende.

“Na duhen së paku dy lojtarë për të patur alternativa”.

Skënderbeu i këtij sezon ka afruar shumë lojtarë të rinj, por në grup kanë mbetur edhe futbollistë që janë pjesë e ekipit prej disa vitesh.

Tv Klan