Pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, Skënderbeu do të përballet në shtëpi me Luftëtarin. Ndeshja e javës së 17 merr një rëndësi të veçantë për korçarët.

“Duhet të fitojmë patjetër, duhet të japim 120% për këtë ndeshje. Nesër mendojmë të bëjmë disa ndryshime

“, thotë Orges Shehi.

Edhe pse në klubin gjirokastrit në javët e fundit janë shfaqur problematika me financat, për trajnerin e Skënderbeut, skuadra nuk e ka reflektuar këtë në fushën e lojës.

“Kundërshtar shumë i fortë. Shumë i vështirë përtej problemeve që kanë. Duhet të rikuperojmë pikët. Kanë probleme, por me çfarë shohim në fushë nuk ka krizë”.

Ndeshja tjetër e kësaj të diele është ajo mes Kastriotit dhe Teutës.

Tv Klan