Sormani debuton me humbje te Partizani

Skënderbeu kthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh ku kishte marrë vetëm 1 pikë. Skuadra korçare e nisi vitin me një sukses 3-1 ndaj Partizanit në shtëpi. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi me përmbysje, pasi miqtë nga kryeqyteti shënuan të parët me Telushin.

Në fundin e pjesës së parë ishte kthesa për Skënderbeun me autogolin e Bitrit dhe golin e Krasniqit. Korçarët u favorizuan edhe nga dalja me të kuq të Brojës.

Në pjesën e dytë Telushi humbi shansin për të barazuar rezultatin, pasi gaboi në goditjen e penalltisë. Goli i Bregut në minutat e fundit të takimit i dha më shumë siguri Skënderbeut.

Një debutim i hidhur i Adolfo Sormani në stolin e Partizanit. Laçi i mori fitoren Teutës në Durrës. Suksesi 1-0 i kurbinasve u vendos nga goli i Turkjes. Vllaznia i shkaktoi një tjetër humbje Flamurtarit.

Ndeshja e zhvilluar në Shkodër u mbyll me suksesin 2-0 të vendasve. Golat u realizuan nga Lika dhe Hygor. Vlonjatët mbeten në fund të renditjes. Java e 18 i jep fund fazës së dytë të kampionatit.

Tv Klan