Ndeshja Skënderbeu – Kukësi do të mbyllë javën e 7 të Superligës. Përballja vlen vendin e parë në renditje. Korçarët vijnë pas një barazimi dhe një humbjeje, ndaj duhet të rikthehen në rrugën e fitoreve.

Është sfidë e veçantë. Kukësi skuadër me potencial. Do futemi për të marrë maksimumin. Ne duhet të kapim ça kemi që pas ndeshjes të dalim me kokën lart. Detyrim është të japim çdo gje në fushë”,

tha trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Kukësit i duhet të mbajë ritmin e 4 fitoreve rradhazi për të ruajtur edhe pozicionin më të lartë në renditje.

Ndërsa trajneri i Kukësit, Armando Cungu u shpreh:

“Kemi treguar që kemi marrë rezultate të mira pasi edhe ekipet e mëdha kanë ditët e tyre jo të mira por jemi në rritje dhe e shohim veten si favorit”.

Skënderbeu – Kukësi do të luhet të enjten në orën 17:45, në stadiumin e Korçës.

Tv Klan