Duhet të ketë patjetër një fitues mes Skënderbeut dhe Kukësit. Ndeshja që do të mbyllë javën e 7 të Superligës do të vendosë nëse Partizani do të kryesojë i vetëm renditjen ose jo.

Vetëm barazimi mes të dyjave nuk cenon pozitat e të kuqve që aktualisht kanë 3 pikë më shumë se verilindorët. Ndërsa Skënderbeu që pati një lëkundje përpara publikut të vet do të kërkojë maksimumin e pikëve. Sa i përket tifozërisë vendase, mësohet se i ka ezauruar të gjitha biletat e stadiumit. Për të shmangur sa më shumë sjelljet josportive, korçarët kanë instaluar kamera sigurie në stadium, ashtu siç njoftojnë në një postim të tyre në rrjete sociale.

Është një takim i përgatitur me laps në dorë nga të dy trajnerët. Orges Shehi do të zbresë në fushë me Teqen në portë. Para tij në mbrojtje Vangjeli, Radas dhe Aliti.  Abazi, Muzaka, Dita, Demte dhe Gripshi në mesfushë ndërsa bregu dhe Krasniqi në sulm.

Armando Cungut i është dashur të ndryshojë skemë dhe formacion. Maliki, Cuculi, Shameti dhe Zguro në mbrojtje. Dzaria para tyre ndërsa në mesfushë Çyrbja, Shkodra, Chafik dhe Melo. Reginaldo është sulmues i vetëm.

Tv Klan