Në dy muajt e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e shtypit, historianëve dhe personazheve publikë debati për heroin kombëtar, Skënderbeun. Ky debat ka nisur pas botimit të librit të historianit Oliver Schmitt.

Autori është kritik për mënyrën sesi bëhet historia në vendin tonë, por këtu fajin e gjen te politika dhe futja e saj sot në çdo aspekt të jetës shqiptare. Por për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Ardian Klosi, Sabri Godo, Artur Zheji, Paskal Milo, Fatos Lubonja dhe Dritan Egro.

“Unë e kam ndjekur debatin dhe çështja themelore që duhet të vihet në thelb është që kemi të bëjmë me dy gjëra të ndryshme të cilat duhen ndarë, janë historia e Skënderbeut dhe mitologjia. Libri i Schmitt është historik dhe vë në dyshim identitetin shqiptar. Miti i Skënderbeut u ngrit para shek XIX sepse shqiptarët kërkonin identitet përpra Evropës, u ngrit sepse duhej një ndarje me turqit dhe Skënderbeu kishte luftuar me ta. Kishte disa arsye përse u ngrit figura e Skënderbeut”, tha Lubonja./tvklan.al

Të ftuar: Ardian Klosi, Sabri Godo, Artur Zheji, Paskal Milo, Fatos Lubonja, Dritan Egro.